Haziri kërkon të ndalen vizitat në Prishtinë thotë se është burim i infeksionit të virusit COVID-19

13:59 | 30 Korrik 2020

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur edhe rreth menaxhimit të pandemisë.

Sipas Hazirit problem mbetet mbyllja e burimit të infeksionit që sipas tij është kryeqyteti, Prishtina, raporton arbresh.info.

I pari i Gjilanit në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se në Prishtinë infeksioni ka dalë jashtë kontrolles.

“Gjilani është në mesin e  Komunave që ka shumë raste. Rastet që i kemi në monitorim i dimë burimet problemi i bartës së infeksionit nuk o në Gjilan. Ne i kemi 16 të vdekur nga 414 të infektuar. Gjilani është në kufi më Maqedoninë dhe Serbin dhe Serbia s’ka qenë e mbyllur. Shqetësimi është mbyllja e burimit të infeksionit. Në Prishtinë është dal jashtë kontrollit dhe do të duhej ti ndalim shkuarjet ardhjet në Prishtinë”, ka thënë Haziri për Arbresh.info.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara