Haxhiu: Do të duhej të thirreshin edhe deputetët tjerë si dëshmitar

12:22 | 7 Dhjetorë 2017

Deputeti Bekim Haxhiu në dëshminë e tij në seancën për hedhjen e gazit ka thënë se dëshmitar do të duhej të ishin edhe deputetët tjerë.

“Nuk e di pse jam zgjedhur si dëshmitar nga prokuroria për të dëshmuar, këtu si dëshmitarë do të duhej të ishin edhe deputet të tjerë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Dëshmitari Bekim Haxhiu duke iu përgjigjur pyetjes së anëtarit të trupit gjykues, Shashivar Hoti, tha se arsyet e këtyrë veprimeve nga deputët e akuzuar janë ndërmarr për arsye të kundërshtimit të disa pikave të rendit të ditës, që deputetët e akuzuar i kanë edhe sot dhe se sipas tij të tjerëve deputet nuk u është mundësuar që në foltoren e kuvendit që t’i japin qëndrimet e tyrea lidhur me ato tema./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale