Haxhiu-Sejdiut: LDK-në nuk mund ta udhëheqë dikush që ka frikë nga Hashim Thaçi

23:15 | 15 Prill 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka kritikuar ish lideri e tij, Fatmir Sejdiun.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se askush që synon fronin e LDK-së nuk duhet të ketë frikë për të kritikuar punën e Hashim Thaçit, shkruan arbresh.info.

“Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën së Hashim Thaqit, sdo duhej as të pretendoj fronin e LDK-së . Sepse LDK ka nevojë për lider guximtarë që thotë hapur kritikat por edhe autokritikat, por edhe LDK-në e mban si parti të parë e jo patericë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai po ashtu ka pyetur se pse Sejdiu ka frikë të bëjë Kritika drejt Thaçit.

“Pyetja në 2 intervistat e Presidentit Sejdiu, si e vlerësoni punën e HTH si president?. Pa përgjigje, pa asnjë fjalë kritike. Gadi sa nuk filloi edhe ta lëvdronte. Sdi pse ka frikë një politikan i kalibrit të Presidentit Sejdiu për të thënë qartë se regresi i këtij vendi fillon me ardhjen në pushtet të HTh. Me të filloi keqqeverisja , me të filloi keqpërdorimi i parasë publike, me të lulëzoi nepotizmi e korrupsioni. Hashim Thaqi e solli gjykatën speciale , ai e shtroi në tavolinë shkëmbimin e territoreve tona e shumë të këqija tjera”, ka shkruar ai.

“Por Presidentit si shpëtoi asnjë fjalë edhe pse pyetjet ishin direkte. Kurse për Isa Mustafën kishte shumë për të thënë. Ndoshta do ti falej edhe kjo ,po ta kishte të njëjtin guxim edhe me Hashimin por jo”, ka përfunduar Haxhiu.

Ndryshe ish-presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu I ftuar në një emision televiziv ka thënë se lideri aktual i LDK-së i ka humbur të gjitha zgjedhjet.

Sejdiu po ashtu ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të LDK-së duke thënë se ka gatishmëri ta bëj një gjë të tillë./Arbresh.info/

Lexo edhe: Fatmir Sejdiu: Kam gatishmëri të garoj për kryetar të LDK-së

Shpërndaje në rrjete sociale