Haxhiu për Covid-19: Ky është një rrezik për të cilin po tëreheqin vërejtjen edhe ekspertët shëndetsorë të OBSH-së

18:23 | 17 Tetor 2020

Bekim Haxhiu, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj Covid19.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sezona dimërore gripi sezonal dhe Covid-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj duhet t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.

Gjithashtu ai në fund ka thënë se MSH, PK dhe Inspektoratet duhet të zbatojnë ligjin anti-Covid-19 në mënyrë që të parandalohet dhe të luftohet pandemia Covid-19, shkruan arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Kujdes Po, panik Jo!

Ju lutem të keni kujdes, numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 po shkon duke u rritur sërish, sot 148 raste!

Një valë e re e rasteve pozitive me COVID-19 ka filluar ta kaploj edhe Evropën.

Sezona dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj ju lutem që t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 si dhe gripi sezonal tani në këtë periudhë mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.

Ky është një rrezik për të cilin po tëreheqin vërejtjen edhe ekspertët shëndetsorë të OBSH-së.

Duke respektuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19, ne kujdesemi për shëndetin tonë dhe shpëtojmë edhe ekonominë e vendit tonë, sepse mbyllja eventuale mund të jetë me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës dhe inspektoratet duhet të jenë rigoroze në zbatim të Ligjit Ant-Covid-19 dhe vendimeve tē institucioneve në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara