Haxhiu nga Malisheva: Hajnat të shkojnë në burg, të dijshmit të qeverisin vendin

18:41 | 15 Prill 2019

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në tubimin moton “Kundër PANhajnisë” në Malishevë ka thënë se në komunat të vogla nuk ka investime.

“Kur dalim në komuna të vogla dhe të mesme e shohim se dora e Qeverisë shihet veç në hajni dhe jo në investime”, ka thënë ajo, shkruan arbresh.info.

Haxhiu ka komentuar edhe deklaratën për punësime të Fatmir Limajt, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Nisma Socialdemokrate.

“Siq edhe e keni dëgjuat Fatmir Limaj ka thënë se 70% e punësimeve janë realizuar, kjo është tallje por në fakt ndoshta edhe I kanë mësuar 70% të dajve, tezeve e kushërinjve të tyre. Këta shtetin e Kosovës e kanë shndrruar në biznes privat dhe të rinjtë tjerë duhet të aplikojnë nga 20 e deri 30 herë për një vend pune dhe nuk e fitojnë atë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Të shkojmë në zgjedhje dhe të fitojnë ata që jajnë ndryshe, ata që punojnë pa interesa dhe me moral, PANhajnisë po duket se i ka ardhë fundi dhe të gjithë bashkë do të arrijmë sukses sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes.

“Hajnat të shkojnë dhe burg dhe të ndershmit dhe të dijshmit të qeverisin Kosovën”, ka përfunduar Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara