Haxhi Krasniqi: Nuk gjej fjalë, secili ka dhimbje

17:40 | 16 Tetor 2020

Hasan e Blerian Arifajt iu është dhënë lamtumira e fundit sot në fshatin Ratishë të Komunës së Deçanit.

Të pranishëm në varrimin e dy të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Gjermani ishin njerëz të shumtë nga anembanë Kosova, raporton portali arbresh.info

Nuk kishte si të mungonte edhe kampioni i botës në boks, Haxhi Robin Krasniqi, cili tregoi se i ka të ndjerët familjarë.

“Nuk gjej fjalë, e ndajmë dhimbje me ta, është rast shumë i rëndë, secili ka dhimbje kush ka dëgju për këtë rast”, deklaroi Krasniqi.

I pyetur nëse i njihte viktimat, ai pohoi se i kishte familjarë nga ana e nënës.

Dy djemtë e familjes Arifaj të martën u goditën nga një tren në stacionin që e merrnin çdo ditë për në shkollë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara