Haradinaj: Zyrtarëve të Speciales u treguam se ne nuk e njohim këtë gjykatë

11:20 | 18 Shtator 2020

“Kjo që ka ndodhur tani është një mrekulli, sepse tani u pa qartë se si kanë bashkëpunuar edhe me urdhërdhënësit e krimeve dhe masakrave të kryera në Kosovë, këtë s’kemi mundur ta besojmë”.

Kështu deklaroi Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL UÇK në RTK.

Ai më tej shtoi se këto dosje të arritura, tanimë së dyti, janë origjinale, sepse kur kanë sjellë materialin e parë nuk na kanë dhënë kurrfarë përgjigjie, prandaj kemi angazhuar edhe avokatin Tomë Gashin.

“Kur kanë sjellë materialin e parë ne nuk ishim aty dhe kryetari, me një urdhëresë përmes telefonit, na tha që t’ua dorëzojmë. Ndërsa kur kanë ardhur për të dytën herë, ne kemi kërku që pa një përfaqësues, qoftë juridik, qoftë të policisë sonë, ne nuk do t’ia dorëzojmë, ndonëse ne donim të ishin përfaqësues nga Gjykata, edhe pse ne i treguam arsyet tona, bindjet tona se nuk i njohim Gjykatën Speciale, ndonëse edhe në aspektin ligjor iu është skaduar mandati, etj., se edhe Kushtetuta me jep të drejtën ta kem një gjykim të tillë.”, shtoi Haradinaj.

Më tej ai sqaroi për ndieshmërinë dhe autenticitetin e dokumenteve, duke përmendur bisedën me përfaqësuesin e Gjykatës Speciale, i cili kishte vlerësuar si matrerial sensitiv, duke pranuar se ai material iu është rrjedhur prej tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara