Haradinaj: Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së me dinjitet

21:35 | 7 Nëntor 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se Veseli ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës dhe se ai do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.RH/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara