Haradinaj: Urime qytetarë të Malit të Zi, urime Milo Gjukanoviq

21:43 | 15 Prill 2018

Kryeministri i Kosovëst, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Mali ttë Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike presidenciale.

Haradinaj i ka uruar  fitoren e presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq duke thënë se Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për përspektivën euro-atlantike!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale