Haradinaj thotë se po gënjejnë ata që po thonë se Kulla e Çakorri i janë falur Malit të Zi

19:09 | 16 Prill 2019

Nga Gllogjani, vendlindja e tij, kryeministri Ramush Haradinaj, ka dërguar porosi për ata që synojnë ndryshim të kufijve me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se do të vijë dita kur do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta në kohën kur Kosova po përballet me Serbinë dhe me idenë për ndryshim të kufijve.

Kryeministri ka pohuar se janë gënjeshtarë ata që thonë se ai ua fali Kullën e Çakorrin Malit të Zi, me miratimin e demarkacionit të kufirit me këtë shtet, raporton KTV.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë në dialogun me Serbinë.

Veseli ka shtuar se në dialogun me Serbinë, nuk do diskutohet për çështjen e territoreve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara