Haradinaj takon përfaqësuesin norvegjez në Kosovë

14:58 | 9 Tetor 2019

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Në këtë takim Haradinaj ka diskutuar mbi dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, si rrjedhojë e një raporti të shkëlqyer deri tani me shtetin norvegjez./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Diskutim i hapur dhe shumë miqësor me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Në takimin bilateral me z. Bjørnstad, diskutuam mbi dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit tonë, si rrjedhojë e një raporti të shkëlqyer deri tani me shtetin norvegjez, i cili ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në vazhdimësi.

Potencova faktin se Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropës, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim tonin, kërkojmë mbështetjen e Norvegjisë.

Theksova po ashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte, si proces i rëndësishëm për njohje reciproke, në kufijtë eksistues dhe stabilitet në rajon.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara