Haradinaj takon gjeneralin Clark, i ndan dekoratë

19:00 | 12 Qershor 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pasditen e së martës ma takuar, gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Gjatë takimit Haradinaj i ka dhuruar një dekoratë gjeneralit amerikan, shkruan arbresh.info.

Vizita e Clark në Kosovë po bëhet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Që nga e marta në Kosovë kanë qëndruar edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane, Madeline Albright.

E kjo e fundit ka marrë pjesë edhe në përurimit të bustit të saj në qendër të qytetit të Prishtinës. /Arbresh.info/ 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara