Haradinaj takon ambasadoren Marie Christine Butel

11:13 | 11 Shtator 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj,  ka pritur në takime ambasadoren  e re të shtetit francez, Marie Christine Butel.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është mirënjohëse për kontributin e Francës dhënë ndër vite për vendin tonë.

Postimi i plotë:

Kosova është mirënjohëse për kontributin e Francës dhënë ndër vite për vendin tonë dhe është e përkushtuar që të çojë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik.

Në takim mikpritës me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.RH

Fotografia e Ramush Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara