Haradinaj takohet me Xhafer Gashin, diskutojnë për implementimin e plotë të Ligjit për Obiliqin

12:21 | 12 Shkurt 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin kanë diskutuar lidhur me ligjin për këtë qytet.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se do të punojnë me një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin.

Postimi i plotë:

Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale