Haradinaj takohet me Kosnett: Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme

13:08 | 12 Shkurt 2019

Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Në këtë takim Haradinaj ka thënë se me Kosnett kanë biseduar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.

Statusi i plotë:
Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale