Haradinaj takohet me ambasadorin e Austrisë, pret rreshtimin e saj me Gjermaninë në përmbylljen e procesit të vizave

09:58 | 13 Shtator 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës duke pritur që  të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit.

Postimi i plotë:

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara