Haradinaj: Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi është lajm i keq për vendin

21:45 | 18 Tetor 2020

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj tij, është lajm i keq për vendin.

“Organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues. Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës. Sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 18 octobre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara