Haradinaj-Stublla: Udhëheqja e Gjermanisë nga Merkeli është frymëzim për gratë në të gjithë botën

16:51 | 22 Nëntor 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar kancelaren Angela Merkel, për detyrën e saj si e para e Gjermanisë, të cilën e mori 15 vite më parë. Ajo u bë gruaja e parë gjermane që mori pozitën e kancelares.

Haradinaj-Stublla ka thënë se trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të Evropës.

“15 vjet më parë, detyrën e ka marrë kancelarja e parë e Gjermanisë, Angela Merkel. Udhëheqja e saj e fortë është frymëzim për gratë në të gjithë botën, për të aspiruar pushtetin dhe drejtuar shtetet e tyre në lartësitë më të mëdha. Trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të Evropës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara