Haradinaj-Stublla përshëndet marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Izraelit, Bahrejnit dhe EBA-së

11:16 | 16 Shtator 2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Haradinaj Stublla.

 

Lajmet më të lexuara