Haradinaj-Stublla akuzon Vuçiqin për shkelje të marrëveshjes

17:27 | 15 Shtator 2020

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka akuzuar Serbinë se po e shkel marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo në një postim në Twitter shkruan se presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Kosova po ndjek me shqetësime të mëdha veprimet destruktive të Aleksandar Vuçiq për shkeljen e pikës 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga presidenti Trump. Sot ai (Vuçiq) falënderoi ambasadorin palestinez Nabhan për qëndrimin ‘parimor për mosnjohjen e Kosovës’. Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

 

Lajmet më të lexuara