Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë dështim, që në ditët e para të saj

00:49 | 14 Dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar pasardhësin e tij, Albin Kurti, duke thënë të jetë i sigurt se qeverisja e tij do të dështojë, edhe atë shumë shpejtë.

Haradinaj, në intervistë te Adi Krasta në T7, i pyetur të komentoj nëse pasardhësi i tij do të ketë sukses në qeverisje, ka thënë se e njeh goxha shumë punën e institucioneve, edhe nga përvoja, dhe ai është i bindur se Albin Kurti do të dështojë.

Sipas Haradinajt, Kurti, por edhe njerëzit e tij, nuk kanë fare përvojë në menaxhim, dhe kjo sipas tij, do të vërehet që në ditët e para të qeverisjes së tij.

Ai duke u thirrur edhe në përvojën e tij në krye të ekzekutivit, ka thënë se suksesi në udhëheqjen e qeverisë së vendit nuk bazohet në fjalët e mira, por dijen dhe përvojën për punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara