Haradinaj për termocentralin e ri: Me këtë projekt Kosova nuk do të ketë nevojë të blejë energji

16:15 | 17 Prill 2019

Në interpelancën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka reaguar Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info

Sipas tij ky është një investim shumë i madh, ai gjithashtu tha se ky projekt është avancuar edhe në kohën kur LDK ka qenë në Qeveri.

“Ky investim është më i madhi në historinë tonë, që është një e vërtet që duhet ta ndajmë. Parja nuk është e qeverisë, ne marrim penallti në rast të dështimit. Kosova në këtë investim menjëherë fillon me fut të hyra në buxhet. Ky projekt, mos harroni është avancuar në masë të të madhe nga Qeveria para meje, dhe ministrat paraprak e dinë këtë. Edhe janë të konsultuar edhe në ditën e nënshkrimit, është marr aprovim nga LDK. Sepse kanë qenë pjesë e përgatitjes së këtij projekti, nëse duan me ndërru qëndrim është e drejtë” u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Sipas Haradinajt, me realizimin e këtij projekti Kosova nuk do të ketë më nevojë të blejë energji, nga shteti serb.

“Qysh moti, Kosova blenë energji çdo muaj. E kemi marr në Serbi energjinë, përderisa nuk ke prodhim të qëndrueshëm, nëse vazhdojmë me ble energji, ku kemi me ble, e dimë se ne Serbi. Ne i kemi dy termocentrale, për terme te kontratës kemi me pas kohe ende për me bisedu. Nëse ne lëshojmë në treg 450 megavat në Kosovë, nënkupton që e ndalim nevojën për me ble energji prej tjetër kujt, a e keni analizuar ndonjëherë këtë. Mos e gjykoni çdo gjë ne kontratë pa i pasë edhe këto elemente parasysh” tha Haradinaj/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara