Haradinaj për Gjykatën Speciale: Shkoni pyetni ata që e votuan

14:52 | 5 Nëntor 2019

I pyetur për ftesat dhe funksionimin e Gjykatës Speciale se si i komenton zhvillimet e fundit, kryeministri në largim Ramush Haradinaj u tha gazetarëve se të shkojnë t’i pyesin ata që e kanë votuar këtë gjykatë.

“Për arrestimet nuk di kurrgjë. Duhet me i vet ata që e kanë votu e që e kanë pranu”, u përgjigj shkurt Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara