Haradinaj nuk tregon kur do të shkoj në veri të Kosovës

15:02 | 12 Mars 2019

I pyetur se kur do ta vizitoj veriun e Kosovës, i pari i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë datë.

Ai madje ka thënë se në veri përfaqësohet nga doganierët e policët e Kosovës, shkruan arbresh.info

“Edhe tash kur po foli me ju jam në veri sepse është zyrtari i shtetit që më përfaqëson, fizikisht muj edhe me shku por atje janë doganieret, polici nga shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë ka treguar edhe për qëllimin e tij për vëriun e vendit.

“Qëllimi është që të gjithë që jetojnë në veri të ndihen të sigurt, edhe serbët që jetojnë atje të ndihen si të shtëpi të tyre”, ka përfunduar .

Ndryshe në këtë konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka folur edhe për taksën, takimin me delegacionin gjerman, deklarimet e nënkryetarit të Kuvendit dhe depërtimin e shtetaseve turq./Arbresh.info/

Lexo edhe: Haradinaj flet për takimin me delegacionin gjerman, zgjedhjet e depërtimin e turqve

� #LIVE Kryeministri, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë

🔴 #LIVE Kryeministri, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 12 mars 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara