Haradinaj: Nuk e di a do të jem më kryeministër i Kosovës

09:19 | 11 Shtator 2019

Sot dy vite më parë, ka marrë detyrën e kreut të ekzekutivit Ramush Haradinaj.

Tashmë kryeministër në detyrë, Haradinaj është pyetur se a e kishte menduar para dy viteve se sot do të ishte kryeministër në detyrë, ai tha se nuk e ka ditur dhe se nuk e din a do të jetë kryeministër prapë.

“Nuk e kam ditë që do të jem ushtrues i detyrës qysh nuk e di se a do të jem kryeministër prapë. Por shpresoj të jem edhe katër vite këtu”, tha Haradinaj në një konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara