Haradinaj ngjitet në Bogiqe, shtigje ku ranë 16 dëshmorë gjatë luftës në Kosovë

19:57 | 24 Maj 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka treguar se sot bashkë me një grup qytetarësh, kanë realizuar ecjen tradicionale deri në Bogiqe, për të kujtuar rrugën nëpër të cilën kaluan ish-pjesëtarët e Batalionit “Shkëlzen Haradinaj”.

Ai tha se ky udhëtim gjatë luftës për dikë ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë sepse në këtë rrugë kaluan trimat e Batalionit Gardit “Shkëlzen Haradinaj”.

Në fund, Haradinaj tha “Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmoreve të këtij batalioni që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”. Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë.

Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi!

Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 24 mai 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara