Haradinaj: Nga bizneset inovative digjitale Kosova ka eksportuar shërbime 30 milion euro

10:22 | 11 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinajështë takuar me ministrin e Ministrisë së Inovacionit, Besim Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se kanë biseduar me kryeministrin për rritjen ekonomike dhe për bashkërendimin e aktiviteteve, si dhe për orientimet strategjike që do t’i ketë kjo Ministri, raporton arbresh.info.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në takimin me ministrin Beqaj kanë biseduar për angazhimet që ka Ministria gjatë këtij viti.

“Është një lajm i mirë kjo Ministri për shkak që ka mbërri të jetë partnerë i bizneseve inovative, ka mëbrri ta përkrah dhe të jetë afër bizneseve në digjitalizim. Ka edhe qëllime që janë shumë të mira për Kosovën, u fol modemi, përkrahja ëpr investitorët e rinjë sidomos ata që janë inovativë, u përmenden edhe kompanitë. Unë inkurajoj që ta ndihmojmë Kosovën që të mbërrij rezultate përmes këtyre bizneseve të reja inovative që të fitojmë brende të reja. Ne i kemi disa brende në sport që kanë mbërri nivelet botërore, shpresoj që edhe disa kompani që tani veç i kanë mbërri trendët botërore të ecin përpara”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij Kosova eksporton shërbime të këtyre bizneseve.

“Ajo që ishte interesant është fakti që ne eksportojmë shërbime të këtyre bizneseve inovative digjitale në vlerë 30 milion. Është i vetmi sektor ku bilanci është pozitiv në eksport import. Edhe arsyeja e vizitës është që pasi këtë vit kemi deklaruar ekonomi, ekonomi, kjo është një Ministri e rëndësishme sepse prek disa sektorë të biznesit, sektorë ekonomikë që janë përspektivë për vendin tonë “, theksoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale