Haradinaj në Sllovi: Vetëm zemrat e nënave të dëshmorëve e ndjenjën dhimbjen

12:23 | 15 Prill 2019

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kujtoi dëshmorët e fshatit Sllovi duke thënë se ata nuk kanë vetëm bijtë e nënave por janë bijtë e gjithë Kosovës.

“Me kalimin e viteve dhimbja dhe mungesa e të dashurve ende është prezent. Si vend duhet me i nderu të gjithë të rënit për liri.  Nuk është lehtë me bajt dhimbjen gjatë gjithë kërrë viteve vetëm zemrat e këtyre nënave e dinë çka është kjo dhimbje. Bajt e juaj nuk janë vetëm bijtë e juaj por e tërë Kosova i respekton”, tha Haradinaj.

Në fshatin Sllovi, 20 vite më parë forcat paramilitare Serbe, krimet e tyre makabre i kishin vazhduar edhe me datë 16 prill te vendi i quajtur “Lugi i Demes” në malet e fshatit Sllovi, ku përgjatë këtyre dy ditëve kishte 45 martir e dëshmor të flijuar për lirin e vendit tonë./Arbresh.info/

 

� #LIVE Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi

🔴 #LIVE Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 15 avril 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara