Haradinaj nderon të rënët e Ushtrisë Amerikane: Heronjtë tuaj, janë heronjtë tanë

11:34 | 25 Maj 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të gjithë ata që ranë në misionet ushtarake të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj tha se sot kujtohen të gjithë ata që i shërbyen ushtrisë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në ushtrinë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën”.

Numri një i AAK-së shtoi se heronjtë amerikanë edhe heronjtë e Kosovës, duke thënë se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e popullit amerikan për lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Në këtë ditë, duke shprehur mirënjohje edhe për amerikanët, të cilët kanë shërbyer dhe po shërbejnë me flamurin amerikan në vendin tonë, i sigurojmë se heronjtë e tyre janë edhe heronjtë tanë. Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e popullit të madh amerikan për lirinë dhe paqen në vendin tonë”.

Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 25 mai 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara