Haradinaj: Kontributi i Nasuf Mjekiqit për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë

08:59 | 18 Gusht 2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pas vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Nasuf Mjekiqi, duke thënë se kontributi i tij për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë.

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta, të luftëtarit të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci, Nasuf Mjekiqit nga Graboci i Obiliqit. Kontributi i tij për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë. Ngushëllime të thella familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-ushtari i UÇK-së, Nasuf Mjekiqi, në moshën 43 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Medical Park” të Turqisë.

Veteran i luftës dhe baba i tre fëmijëve, Nasufi ishte diagnostifikuar me sëmundjen “Leucemia Acute” dhe pavarësisht trajtimit të tij jashtë vendit ai sot ndërroi jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara