Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se integrimi i pjesës veriore të Kosovës është një proces aspak i thjeshtë.
Haradinaj këtë koment e bëri gjatë seancës së Kuvendit duke iu përgjigjur deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen për drejtësi, shkruan arbresh.info.
“Integrimi i veriut si proces nuk është aq i thjeshtë, qëllimi është që procesi të mos ngec në situatën ku është”, ka thënë Haradinaj.
/arbresh.info/