Haradinaj: I tronditur me sulmet terroriste në Francë

20:12 | 29 Tetor 2020

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur me sulmet terroriste në Francë.

Sipas tij, Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson.

“I tronditur me sulmet terroriste në Francë. Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez. Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson”.

Lajmet më të lexuara