Haradinaj i shkruan telegram Stoltenbergut: Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s

11:06 | 4 Prill 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO –s, Jens Stoltenberg  në 70 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të NATO-s.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Haradinaj shkruan se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse NATO-s për intervenimin kundër gjenocidit serb.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i kam dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, me urimet më të mira. Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara