Haradinaj: Heqja e taksës i mundësoi Serbisë që vetëm gjatë prillit të sjellë në Kosovë dhjetëra milionë Euro mallra

23:30 | 22 Maj 2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, insiston sërish se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë, pa përfituar asgjë Kosova, ishte gabim i Qeverisë Kurti.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, heqja e taksës dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet ka mundësuar që në Kosovë, vetëm gjatë prillit, edhe përkundër pandemisë, të hyjnë dhjetëra milionë Euro mallra serbe.

“Heqja e taksës duke mos ditë me nxjerrë një vlerë për Kosovën, por fshehja pas reciprocitetit, i bani shumë damë Kosovës”, deklaron Haradinaj.

“Pra ne taksen e kemi hekë, gjatë muajt prill edhe pse pandemi kanë hyrë dhjetëra milionë Euro mallra serbe në Kosovë”, shton ish-kryeministri.

“Nuk murrem asnjë shpërblim si Kosovë për këtë, përkundrazi kemi mbetur ende të kritikuar”, thotë Haradinaj për Reporteri.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara