Haradinaj falënderon donatorët ndërkombëtar: Mos u zhgënjeni me kosovarët

10:31 | 17 Prill 2019

Është mbajtur takimi i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos zhgënjehen me kosovarët duke i falënderuar për donacionet që i kanë sjell në Kosovë.

Haradinaj në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, shtoi se fal ndihmës  madhe nga donatorët Kosova është bërë vend më i jetueshëm.

“Mos u zhgënjeni edhe nga ndonjë gabim. Mos e zbehni përkrahjen për Kosovën. Na keni nxehtë me vetëdijen me progres e në zhvillim. Shumë tema që kanë qenë tabu e të vështira e sot janë realitet në jetën tonë sot e meritojmë më u ndi krenar për një raport të ndërsjelle me të gjithë ju përfaqësues të vende e te institucioneve donatore”, tha Haradinaj.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se jeta e qytetarëve të Kosovës është përmirësuar, por që sipas saj, kjo nuk është e mjaftueshme.

Sipas saj, BE-ja mbetet donatori më i madh në Kosovë. “100 milionë euro në vit kemi investime në Kosovë. Vërtet ka përmirësim të jetës së njerëzve, por nuk është e mjaftueshme. Ky forum do të tregojë arritjet e viteve të kaluara, por do të na tregojë edhe se çfarë do të bëjmë. Ministria e Integrimit Evropian ka rol shumë të madh këtu”, tha ajo. /Arbresh.info/

� #LIVE Mbahet takimi i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve

🔴 #LIVE Mbahet takimi i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 17 avril 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara