Haradinaj: Do ta kujtojmë përherë figurën e Ibrahim Rugovës

10:28 | 2 Dhjetor 2019

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes të ish-presidentit Ibrahim Rugova,  Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te busti i tij në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Para mediave Haradinaj tha se kujton më nderim figure e Presidentit.

“Sot bëmë nderime para bustit të Ish-presidentit më  rastin e ditëlindjes së tij. Do e kujtojmë përherë figurën e tij”.

Haradinaj gjithashtu përçoi mesazh për Vetëvendosjen pas tërmetit në Shqipëri.

” Ne si Qeveri para orës 08:00 , kemi marr iniciativa për t’i dal në ndihmë shtetit shqipëtar. Por e dimë që Vetëvendosja ka ambicie të kandidoj në zgjedhjet në Shqipëri por mos të luj me njerëzit. Po i mbushin autobusët e po i sjellin këtë, po i lënë rrugëve, ne ju kemi bërë zgjidhje por jo duke i mbushur autobusët”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara