Hapet ekspozita “Edhe unë jam Prishtina” me pikturat e pacientëve të psikiatrisë

06:50 | 10 Tetor 2019

Sot në hapësirat e Klinikës së Psikiatrisë, në Qendrën Klinike Universitare do të organizohet ekspozitë me pikturat e pacientëve të kësaj klinike.

Ekspozita që mban titullin “Edhe unë jam Prishtina” do të filloj në orën 19:00, shkruan arbresh.info.

Kjo ekspozitë organizohet nga Fondacioni Together Kosova, në kuadër të projektit për këshillim online për të rinjë në bashkëpunim me Asociacionin e Psikiatërve të Kosovës, Klinikën e Psikiatrisë dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara