Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi qytetarë nderi të Skenderajt

14:19 | 26 Nëntor 2020

Humanisti Halil Kastrati dhe boksieri Haxhi Robin Krasniqi pritet të shpallen qytetarë nderi të Komunës së Skenderajt.

Për nder të tyre janë vendosur billborde në hyrje të qytetit, shkruan portali arbresh.info

Me këtë rast hoxha i nderuar Kastrati ka vizituar këtë komunë ku është takuar me të parin Bekim Jashari.

Kujtojmë se organizata “Jetimat e Ballkanit” prej vitesh ka ndihmuar familje në nevojë qoftë duke u ndërtuar shtëpi apo edhe me ushqim dhe veshmbathje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara