Haki Abazi: Dardani më sulmoi nga prapa

23:08 | 11 Shtator 2019

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është sulmuar nga kandidati tjetër nga PSD-ja Dardan Molliqaj.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Abazi, ku tha se Molliqaj e sulmoi nga prapa.

“Ka ndodh një incident jo përleshje, skam qenë unë pjesë e përleshjes kam qenë në dalje të studios në korridor më ka ardhë prej mbrapa me përcjellësin e tij edhe me fjalë kërcënuese mi ka kapë duart, përcjellësi i tij ma ka hedh dorën në qafë dhe kanë fillu me u përlesh, dhe unë jom liru prej kapjes dhe jom kthy në studio.

I pyetur se cila ishte arsyeja e sulmit, Haki Abazi tha se nuk e di.

“Nuk e di pyetne ata”.

Tutje ai tregon se me rastin tashmë janë duke u marrë Policia e Kosovës.

“Policia tashmë është këtu”.

Kujtojmë se dyshja Abazi-Molliqaj ishin në një debat televiziv, ku gjatë tërë kohës kishte kundërshtime, të cilat edhe besohet se çuan në përleshje fizike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara