Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve në konferencë për medie pas takimit

14:54 | 3 Gusht 2020

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve në krye më Ministrin e Punëve të Brendshme , Agim Veliu ka filluar diskutimin me dyer të mbyllura për situatën aktuale me pandeminë Covid-19.

Ky takim ka filluar në orën 14:00, shkruan arbresh.info.

Ministri Veliu si nikoqir i këtij takimi nuk ka dhënë as një deklaratë në hapje të takimit.

Pas përfundimit të diskutimit, Veliu pritet të mbaj një konferencë për media.

Kujtojmë se në mbledhjen e parafundit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi që të aktivizohet plani i reagimeve Kombëtare shkaku i rritjes së numrit të rasteve më COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara