Grupi i grave deputete reagon pas uljes së dënimit të Pjetër Ndrecaj

11:39 | 17 Shtator 2020

Uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, që akuzohet për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, ka ngritur reagime brenda seancës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajduni si kryesuese e grupit të grave deputete ka folur në seancën e sotme për këtë çështje, arbresh.info

“Pa dashtë të tingëlloi si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në emrin e grave deputetëve shpreh shqetësimin për uljen e dënimit ndaj dorasit të Valbonës dhe vajzës së saj”, ka thënë deputetja duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kenë politika të ashpra ndaj çdo dhunuesi”.

E pas kësaj ka folur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Duke ju bashkuar këtij reagimi, ftoj të gjithë deputetët që t’i bashkëngjiten këtij reagimi për vrasje të tilla të tmerrshme dhe dhunën në baza gjinore”, ka thënë kryetarja e Kuvendit./arbresh.info/

?#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

?#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 17 septembre 2020

Lajmet më të lexuara