Gruaja e vetme që vozit autobus në Prishtinë

20:18 | 8 Korrik 2018

Vetëm një grua në Prishtinë vozitë autobus. Punën si shofere e trafikut urban Hyrije Pacolli e ka nisur para dy javësh. Sikur Hyrije në Kosovë janë edhe 131 gra e vajza tjera që janë pajisur me patentë shoferi për autobusë e kamionë. Shoferja nga Prishtina u bën thirrje edhe grave tjera të vozisin mjete të rënda.

131 gra në Kosovë vozisin kamionë ose autobusë. Kjo për shkak se vetëm kaq  janë të pajisura me leje për këtë kategori. Këtë e konfirmojnë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në përgjigjen e tyre për T7 thuhet se janë 131 qytetare, të  cilët janë pajisur me kategori profesionale të tillë. E Hyrije Pacolli është një ndër to.

Ajo që gjatë javës mori vëmendjen e banorëve të Prishtinës, duke vozitur një autobus urban, ka plot 17 vite që punon si shofere. Përderisa më herët  bartte nxënësit për në shkollë, Hyrija ka filluar të vozisë autobusin qe dy javë.

E një dukuri e tillë për Hyrijen është krejtësisht e zakonshme. Ajo tregon se nga i erdhi ideja që të vozisë.

Përndryshe në Kosovë jetojnë më shumë se 800.000 njerëz të gjinisë femërore. Në Kosovë gjatë vitit 2017, 32 mijë e 628 persona kanë fituar të drejtën për t’u pajisë me patentë shofer./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara