Grenell para takimit me Thaçin: Me siguri diçka po ndodhë

14:27 | 9 Tetor 2019

“Me siguri diça po ndodhë”, ishin fjalët e, Richard Grenell, emisar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Njëherit Grenell është edhe ambasador i ShBA-së në Gjermani, shkruan arbresh.info.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, gjatë ditës e kishte paralajmëruar edhe ardhjen e Matthew Palmer, përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo.

“Mbështetja e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi kërkon punë ekipore: Përfaqësuesi Special Presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit së bashku në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett.

Takimi Grenell-Thaçi, është zhvilluar me dyer të mbyllura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara