Gorani konsideron zgjedhjet si opsioni i vetëm për të dalë nga kriza

12:42 | 21 Tetor 2015

Analisti politik, Dukagjin Gorani, konsideron zgjedhjet si mjeti i vetëm për të dalë nga kjo krizë sepse zgjedhjet sipas tij janë forma e vetme e rivendosjes së legjitimitetit në vend, transmeton arbresh.info.

“Ndoshta zgjedhjet e paracaktuar mund të jenë një formë e daljes nga qorr sokaku sepse opsioni i pamundshëm është më i mirë si opsion“, thotë Gorani në një tryezë të rrumbullakët të me iniciativën e disa organizatave jo qeveritare, ku u diskutua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë në gjetjen e alternativave për tejkalimin e kësaj situate.

Gorani e quan përpjekjen e politikës si të vonshme për  të rregulluar dëmet që janë tash e 16 vjet më parë. “Dinamika reale politike e këtij vendi që vazhdon tash e 16 vjet ka shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe përpjekja e politikes formale për të rregulluar diçka është e vonshme dhe e dobët sot. Kjo që po e shohim sot është shkas e gjithë këtij pezgu të madh politik dhe popullorë”, tha Gorani.

Sipas Goranit politikanët nuk po e kryejnë punën e tyre siç duhet sepse ata nuk janë të specializuar për të ofruar rrugëdalje e kjo sipas tij, nuk është diskutim politik sepse kjo ju takon analistëve e jo politikanëve.

“Ajo çka kemi pa këto ditë është se skena jonë politike nuk është e trajnuar dhe e specializuar për të ofruar rrugëdaljen nga kjo, kur pushtit thotë qe nuk ekziston kriza pra nuk donë me pa krizën dhe nga ana tjetër opozita që thotë se jemi në një krizë totale, ky nuk është diskutim politik, nëse ka ose nuk ka krizë është për analist jo për politikanë, skena politike duhet të flas për zgjidhjen ” tha Gorani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara