Ka humbur jetën vajza e goditur nga vetura në Pejë (E plotësuar)

19:01 | 15 Prill 2015

(II) Sot në mesditë në qytetin e Pejës ka humbur jetën një vajzë.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe Polica e Kosovës, të cilët kanë thënë viktima është e moshës afër 7 vjeçe.

(I)Një veturë ka goditur për vdekje fëmijën E.D 7-vjeç të gjinisë femërore në fshatin Nabergjan të Pejës, sot në mesditë.

Rasti është konfirmuar nga dëshmitarët e rastit të këtij fshati dhe mjekët kujdestarë në spitalin rajonal të Pejës.

Ky fëmijë është dërguar pa shenja jete në spital nga goditja që ka marrë nga vetura.

Policia nuk ka dhënë ndonjë detaj për rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara