Policia e Kosovës njofton se një femër është sulmuar seksualisht nga një person.
Ndërkohë, sipas tyre, i dyshuari tashmë gjendet nën arrest.
Rasti, siç bën të ditur Policia, ka ndodhur në Gllogoc të enjten pasdite. “Viktima femër ka raportuar se është keqpërdorur seksualisht nga i dyshuari mashkull. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.