Gjykatën Speciale e formuan edhe disa shqiptarë

14:09 | 10 Shtator 2015

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu–Kamishi, në emision “Info – Box” të TV Dukagjini, ka thënë se Gjykata Speciale rrezikon t’i prekë kokat e lidershipit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por, sipas tij, drejtësia në fund do të triumfojë, dhe pavarësisht aktakuzave që mund të ngritën do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i ka ndodh këtij vendi. Vota ime ka qenë pro themelimit të kësaj gjykate, vetëm me qëllimin që Kosova nuk i ka ikur asnjëherë drejtësisë. Me këtë gjykatë është realizuar qëllimi i disave individëve që të eliminohet nga skena politike ish-liderishipi i UÇK-së. Gjykatën e ngritën një pjesë e shqiptarëve, disa prej të cilëve janë pjesë e pozitës dhe opozitës. Nuk dua të lëshohem tani e të flas me emra”, ka theksuar Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara