Gjykata liron Naser Pajazitin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit

16:58 | 6 Mars 2018

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e të rejës, që ka qenë edhe kushërirë e tij.
Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armëmbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dënuar me dënim unik 2 vite e katër muaj, raporton Gazeta Express.

Policia ka arrestuar vëllanë e Donjeta Pajazitit, pasi me të përfunduar seanca ku u shpall dënimi lirues për të akuzuarin Naser Pajaziti, ka përplasur derën e gjykatores në shenjë revolte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara