Gjykata Kushtetuese shqyrton dy kërkesa nga seancat e mbajtur sot

14:03 | 11 Shtator 2019

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar kërkesën  (KI 36/19) nga “Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale” dhe lëndën tjetër (KI 40/19) “Kujtim Shabani, Lulëzim Shabani, Luljeta Shabani dhe Alije Shabani”.

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 11 shtator 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 36/19 dhe 2. KI 40/19.

Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim): 

  1. Aktvendim

Lënda: KI 36/19

Parashtrues: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [E. Rev. nr. 26/2017], të datës 17 janar 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet 3 dhe 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme. 

  1. Aktvendim

Lënda: KI 40/19

Parashtrues: Kujtim Shabani, Lulëzim Shabani, Luljeta Shabani dhe Alije

Shabani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 394/2018], të datës 14 janar 2019, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin t’u jenë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe me rregullin 39 (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme. 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara