Gjuriq në Zubin Potok paralajmëron ndërtimin e 350-projekteve të Serbisë në Kosovë

15:11 | 28 Qershor 2019

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, me të arritur në Zubin Potok ka deklaruar se “shteti i Serbisë nuk do të pushojë së përkrahuri popullin për të mbetur në Kosovë”.

“Shteti i Serbisë aktualisht po i realizon 149 projekte përkrahëse në Kosovë, deri në fund të vitit numri i tyre do të ngrihet në 350 projekte të ndryshme, në mesin e tyre është edhe ujësjellësi që po e lëshojmë sot në Zubin Potok”, ka thënë Gjuriq, përcjell Radio Kontakt Plus, transmeton Koha.net.

Pasi iu drejtua qytetarëve në Zubin Potok, Gjuriq u takua me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës e pastaj shkoi në Mitrovicën veriore për të marrë pjesë në ditën e “Universitetit të Prishtinës” në qytetin e ndarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara